Shefi i CIA me deklarata kundër marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58913-shefi_i_cia_me_deklarata_kundër_marrëveshjes_bërthamore
Në vazhdën e deklaratave kundër marrëveshjes bërthamore nga ana e zyrtarëve amerikane, shefi i CIA-s ka thënë: "Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk ishte e vlefshme për të negociuar".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 12, 2017 14:37 Europe/Tirane
  • Shefi i CIA me deklarata kundër marrëveshjes bërthamore

Në vazhdën e deklaratave kundër marrëveshjes bërthamore nga ana e zyrtarëve amerikane, shefi i CIA-s ka thënë: "Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk ishte e vlefshme për të negociuar".

Mike Pompeo, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), tha në një deklaratë në rrjetin Fox Neës se marrëveshja bërthamore me Iranin nuk i ka krijuar Shteteve të Bashkuara kushte më të mira. Pompeo, shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) duke mbështetur qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump kundër marrëveshjes bërthamore, ka deklaruar se ai është në gjendje të pranojë ose anulojë marrëveshjen bërthamore. Ky zyrtar amerikan theksoi: Marrëveshja bërthamore është e vlefshme për t'u negociaur dhe shumica e anëtarëve të adminisratës Trump kanë të njëjtin mendim. Pompeo duke përsëritur akuzat e pabaza në lidhje me marrëdhëniet e Iranit me Irakun, Sirinë dhe Hezbullahun e Libanit në Siri dhe Liban, tha: Aktivitetet e Iranit në këto zona dhe në mbarë botën janë rritur ndjeshëm pas arritjes së marrëveshjes bërthamore. Administrata e Trump në praktikë ka vepruar sipas premtimit të saj elektoral, duke shtuar sulmet e saj kundër marrëveshjes bërthamore deri te anulimi i saj. Kjo është ndërsa palët tjera të marrëveshjes ndërkombëtare, sic është Bashkimi Evropian dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, kanë riafirmuar angazhimin e tyre për të ripohuar angazhimin ndaj Iranit.