Koreja e Veriut do të përgjigjet ashpër ndaj sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58941-koreja_e_veriut_do_të_përgjigjet_ashpër_ndaj_sanksioneve
Paketa e sanksioneve të reja ekonomike nga Këshilli i Sigurimit në OKB ka revoltuar më tej Korenë e Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2017 15:07 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut do të përgjigjet ashpër ndaj sanksioneve

Paketa e sanksioneve të reja ekonomike nga Këshilli i Sigurimit në OKB ka revoltuar më tej Korenë e Veriut.

Peniani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se duhet të presin “një reagim shumë të fortë dhe me pasoja të rënda”. “Për sa kohë kemi arsenalin tonë bërthamor,” ka deklaruar një zyrtar i Koresë së Veriut, “ne mund të garantojmë siguri dhe paqe për vendin tonë”. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka miratuar unanimisht një paketë të re sanksionesh ndaj Koresë së Veriut. Masat kufizojnë importet e naftës dhe ndalojnë eksportet tekstile, një përpjekje për të privuar Veriun nga karburanti dhe të ardhurat për financimin e programit të armëve. Masat u miratuan në mënyrë unanime, pasi Rusia dhe Kina, aleatë të Penianit, ranë dakord me këto sanksione të reduktuara.