Jean-Claude Juncker: Koha për reforma në BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59001-jean_claude_juncker_koha_për_reforma_në_be
“Era është sërish e favorshme për velat e BE-së”, thotë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, që sheh në këto momente një mundësi të mirë për reformimin e bllokut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 13, 2017 09:11 Europe/Tirane
  • Jean-Claude Juncker: Koha për reforma në BE

“Era është sërish e favorshme për velat e BE-së”, thotë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, që sheh në këto momente një mundësi të mirë për reformimin e bllokut.

Në fjalimin e tij të përvitshëm drejtuar unionit, Juncker foli për një dritare mundësish, që nuk do të qëndrojë gjithmonë e hapur.“Ekonomia europiane po e merr veten dhe Bashkimit Europian iu desh ta kapërcente ‘Brexit’-in. Tashmë është koha që unioni të reformohet e të farkëtojë marrëveshje të reja tregtare. Kërcënimet ekzistenciale të tij nga shkëputja e Britanisë, kriza e emigrantëve dhe rritja e populizmit tashmë janë ulur”, tha Jean-Claude Juncker.Juncker preku në fjalën e tij edhe çështjen e zgjerimit dhe tha se Europa duhet të ndjekë një projekt të besueshëm shtrirjeje lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kreu i KE-së shtoi më tej se është koha që Rumania dhe Bullgaria të bëhen pjesë e zonës së lëvizjes së lirë “Schengen”, dhe se Kroacia duhet të anëtarësohet gjithashtu sapo të jetë gati.Juncker kërkoi veç të tjerash që pozicioni i tij i presidentit të Komisionit të shkrihet me atë të presidentit të Këshillit dhe zgjedhja e personit të realizohet duke ndjekur një fushatë paneuropiane. Ai shtoi, sidoqoftë, se ky propozim nuk shënjestron në asnjë mënyrë punën e mikut të vet të shkëlqyer, Donald Tusk.Çdo përpjekje për t’i shkrirë të dyja këto role do të kërkojë ndryshimin e traktateve të bllokut europian.