Koreja e Jugut teston një raketë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59111-koreja_e_jugut_teston_një_raketë
Koreja e Jugut tha të mërkurën se ka kryer testimin e saj të parë të një rakete të përparuar ajrore, e cila siç thuhet do të forcojë aftësinë parandaluese ndaj Koresë së Veriut në rast të një krize serioze ushtarake.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 15, 2017 03:53 Europe/Tirane
  • Koreja e Jugut teston një raketë

Koreja e Jugut tha të mërkurën se ka kryer testimin e saj të parë të një rakete të përparuar ajrore, e cila siç thuhet do të forcojë aftësinë parandaluese ndaj Koresë së Veriut në rast të një krize serioze ushtarake.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa “Taurus” u hodh nga një avion luftarak F-15 që udhëtoi nëpër pengesa në lartësi të ulëta para se të godiste një objektiv jashtë bregut perëndimor të vendit. Raketa, e prodhuar nga “Taurus Systems” në Gjermani, ka një distancë maksimale prej 500 kilometrash dhe është e pajisur me karakteristika që do të lejojnë që ajo të shmangën zbulimin nga radarët përpara se të godasë objektivat e Koresë së Veriut. Koreja e Jugut ka përshpejtuar përpjekjet për të rritur aftësitë e saj ushtarake në një kohë kur Koreja e Veriut ka kryer teste të armëve bërthamore, ku më i fuqishmi ishte ai i 3 shtatorit. Menjëherë pas kësaj, Seuli njoftoi se arriti një marrëveshje me Uashingtonin për të hequr kufijtë e peshës së raketave balistike, të cilat sipas një udhëzimi dypalësh mund të ndërtohen për një distancë maksimale prej 800 kilometrash.