BE vazhdon sanksionet kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59117-be_vazhdon_sanksionet_kundër_rusisë
Bashkimi Evropian ka vazhduar edhe për gjashtë muaj sanksionet kundër zyrtarëve të Rusisë dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 15, 2017 04:49 Europe/Tirane
  • BE vazhdon sanksionet kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka vazhduar edhe për gjashtë muaj sanksionet kundër zyrtarëve të Rusisë dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

Ministrat e Brendshëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, gjatë takimit në Bruksel, kanë vendosur për vazhdimin e tyre deri në mars të vitit 2018. Afati i tyre do të skadonte të premten. Këshilli Evropian tha se vlerësimi i situatës në terren në Ukrainë “nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve”. BE-ja ka nisur t’iu ngrijë asetet dhe t’iu ndalojë vizat personave përgjegjës për veprime kundër integritetit territorial të Ukrainës në mars të vitit 2014, pasi Rusia ka pushtuar dhe aneksuar gadishullin e Krimesë. Sanksionet janë vazhduar çdo gjashtë muaj.