Komisioni i Evropës: Dhuna kundër myslimanëve në Mianmar, është tronditëse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59125-komisioni_i_evropës_dhuna_kundër_myslimanëve_në_mianmar_është_tronditëse
Kryetari i Komisionit të Evropës ka dënuar dhunën kundër myslimanëve të Mianmarit dhe e cilësoi atë "Tragjedi tronditëse".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 15, 2017 10:08 Europe/Tirane
  • Komisioni i Evropës: Dhuna kundër myslimanëve në Mianmar, është tronditëse

Kryetari i Komisionit të Evropës ka dënuar dhunën kundër myslimanëve të Mianmarit dhe e cilësoi atë "Tragjedi tronditëse".

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Jean-Claude Junker, kryetari i Komisionit të Evropës, të enjten në një intervistë me kanalin Euronews, deklaroi: "Ajo çfarë po ndodhë në Mianmar, është një tragjedi tronditëse për arsye se edhe një herë bëhet përpjekje që një popull të zhduket tërësisht". Para kësaj, anëtarët e Parlamentit të Evropës në takimin e tyre të fundit kanë diskutuar vrasjen e myslimanëve Rohingia në Mianmar dhe kanë deklaruar se shkelja e gjerë të drejtave të njeriut në Mianmar është tepër shqetësuese. Parlamenti i Evropës ka kërkuar nga forcat ushtarake të sigurisë së Mianmarit që t'i jap sa më shpejtë fund vrasjes dhe keqtrajtimit ndaj myslimanëve Rohingia.