Shefat e diplomacisë së Amerikës dhe Rusisë bisedojnë rreth Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59131-shefat_e_diplomacisë_së_amerikës_dhe_rusisë_bisedojnë_rreth_sirisë
Shefat e diplomacisë së Amerikës dhe Rusisë në një bisedë telefonike, kanë biseduar për bashkëpunimin e Moskës dhe Uashingtonit për zgjidhjen e krizës në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 15, 2017 11:58 Europe/Tirane
  • Shefat e diplomacisë së Amerikës dhe Rusisë bisedojnë rreth Sirisë

Shefat e diplomacisë së Amerikës dhe Rusisë në një bisedë telefonike, kanë biseduar për bashkëpunimin e Moskës dhe Uashingtonit për zgjidhjen e krizës në Siri.

Kanali informativ Sky News njoftoi se Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit dhe Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të premten gjithashtu kanë biseduar edhe për zonat për reduktimin e tensioneve në Siri. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi se bashkëpunimi për zgjidhjen e krizës në Siri ka qenë temë kryesore e bisedimeve mes Lavrov dhe Tillerson. Vlen të theksohet se raundi i gjashtë i negociatave siriane në Astana ka filluar të enjten më 14 shtator në kryeqytetin e Astanas. Deri më tani janë zhvilluar pesë raunde të negociatave në nivel të lartë në Astana me pjesëmarrjen e delegacioneve të qeverisë së Sirisë dhe të opozitarëve të armatosur sirianë.