Refuzohet gjykimi i pjesëtarëve të PKK në Belgjikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59151-refuzohet_gjykimi_i_pjesëtarëve_të_pkk_në_belgjikë
Një gjykatë në Belgjik ka refuzuar gjykimin e disa anëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit të Turqisë (PKK) në kuadër të ligjeve për luftë kundër terrorizmit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 15, 2017 13:32 Europe/Tirane
  • Refuzohet gjykimi i pjesëtarëve të PKK në Belgjikë

Një gjykatë në Belgjik ka refuzuar gjykimin e disa anëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit të Turqisë (PKK) në kuadër të ligjeve për luftë kundër terrorizmit.

Gazeta "Meliet" e Turqisë njoftoi se Gjykata e Belgjikës të enjten duke shqyrtuar protestën ndaj vendimit të drejtorisë hetimore të Brukselit i cili nuk e ka konsideruar terrorist grupin PKK, deklaroi se këta persona nuk mund të gjykohen në kuadër të ligjeve të luftës kundër terrorizmit. Prokuroria e Belgjikës në vitin 2015, ka ngritur një aktpadi kundër 36 anëtarëve të grupit PKK dhe kundër disa organizatave të këtij grupi. Partia Punëtore e Kurdistanit të Turqisë ka më shumë 30 vite që zhvillon në mënyrë të armatosur kundër qeverisë qendrore të Turqisë. Kjo partia katër muaj më parë ka shpallur luftë kundër Turqisë dhe kundër Kurdistanit të Irakut.