Kuvajti dëbon ambasadorin e Koresë së Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59301-kuvajti_dëbon_ambasadorin_e_koresë_së_veriut
Kuvajti njoftoi të dielën se do të dëbojë ambasadorin e Koresë së Veriut dhe katër diplomatë të tjerë. Sipas Associated Press nga Dubai, vendimi i Kuvajtit erdhi pas takimit të Emirit të Kuvajtit me presidentin e SHBA, Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2017 09:23 Europe/Tirane
  • Kuvajti dëbon ambasadorin e Koresë së Veriut

Kuvajti njoftoi të dielën se do të dëbojë ambasadorin e Koresë së Veriut dhe katër diplomatë të tjerë. Sipas Associated Press nga Dubai, vendimi i Kuvajtit erdhi pas takimit të Emirit të Kuvajtit me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet aziatike kanë shtyrë aleatët e tyre për të shkëputur lidhjet me Korenë e Veriut në përgjigje të testit të fundit bërthamor dhe testeve të raketave balistike. Ambasada e Koresë së Veriut në Kuvajt është e vetmja zyrë diplomatike e Koresë së Veriut në rajonin e Gjirit Persik. Koreja e Veriut ka mijëra punëtorë që punojnë në Kuvajt, Oman, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në përgjigje të presionit ndërkombëtar, Kuvajti ka vendosur të dëbojë ambasadorin e Koresë së Veriut, Su Chang Sik dhe katër diplomatë të tjerë.