Protesta në Uashington kundër racizmit
Shtator 17, 2017 14:00 Europe/Tirane
Disa protesta janë mbajtur sot në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington D.C, ku qindra protestues ishin mbledhur në rrugë, për të kundërshtuar presidentin Donald Trump dhe qëndrimet e tij mbi racizmin.
Protestuesit mbanin pankarta ku dënohej diskriminimi racial bazuar në ngjyrën e lëkurës dhe u kërkuan njerëzve të kundërshtonin këtë diskriminim racial. Protestuesit u zhvendosën në Shtëpinë e Bardhë ku po zhvillohej edhe një tubim i mbështetësve të Trump, por policia dhe ushtria i ndaluan ata për të evituar incidentet eventuale. Gjatë ditëve të fundit, presidenti Trump ka shprehur gjithmonë mbështetjen e tij për grupet raciste që përkrahin idenë e supremacisë së racës së bardhë.
Tags