Shpëtohen më shumë se 3 mijë emigrantë në Mesdhe
Shtator 18, 2017 06:58 Europe/Tirane
Zëdhënësi i forcave detare të Libisë njoftoi shpëtimin e mbi 3 mijë emigrantëve ilegalë në detin Mesdhe.
Ajub Kasem, tha se në operacionet e zhvilluara nga e shtuna deri të premte, garda bregdetare e Libisë ka arritur të shpëtojë 3 mijë emigrantë nga vendet afrikane. Vetëm të shtunën janë shpëtuar rreth 1 mijë e 47 emigrantë. Vlen të theksohet se çdo vit me mijëra emigrantë marrin rrugën e detit Mesdhe për të shkuar në vendet evropiane.