Pretendimet armiqësore të sekretarit amerikan të shtetit kundër Iranit
Sekretari amerikan i shtetit pasi ka pohuar se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka pretenduar se Irani që nga koha e zbatimit të marrëveshjes bërthamore ka shtuar aktivitetin e tij destabilizues në rajon.
Rex Tillerson, në një intervistë për CBC News ka pretenduar se Teherani po përpiqet të destabilizojë rajonin. Kjo deklaratë bëhet në kohën kur Amerika me praninë e saj ushtarake në disa vende të rajonit si Afganistani dhe Iraku dhe duke mbështetur grupet terroriste si ISIS, është faktori kryesor i destabilizimit dhe pasigurisë në rajon. Amerika gjithashtu duke mbështetur regjimin sionist dhe regjimin Al Saud është partnere në krimet e këtyre regjimeve ndaj popullit palestinez dhe popullit jemenas. Irani gjithmonë ka theksuar se prania ushtarake e Amerikës në rajon është faktor destabiliteti dhe pasigurie dhe është i mendimit se qeveritë dhe popujt e rajonit duhet të garantojnë vetë sigurinë e rajonit. Që nga koha e zbatimit të marrëveshjes bërthamore në vitin 2016, Amerika ka vepruar në kundërshtim me këtë marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa Irani ka zbatuar angazhimet dhe zotimet e tij.