Rusia teston me sukses një raketë të sofistikuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59475-rusia_teston_me_sukses_një_raketë_të_sofistikuar
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar testimin me sukses të një rakete të sofistikuar me rreze më të larta veprimi se sa sistemi raketor "Iskander M" i këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 19, 2017 12:12 Europe/Tirane
  • Rusia teston me sukses një raketë të sofistikuar

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar testimin me sukses të një rakete të sofistikuar me rreze më të larta veprimi se sa sistemi raketor "Iskander M" i këtij vendi.

Kanali televiziv Russia Today njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë me anë të një deklarate, ka thënë se gjatë manovrave ushtarake "Zapad 2017", sistemi raketor Iskander M i Rusisë ka testuar me sukses raketën e sofistikuar me rreze më të larta veprimi. Testimi i kësaj rakete është bërë në rajonin jugor Astrakhan të Rusisë dhe me sukses ka goditur objektivin e caktuar në rajonin Makat në Kazakistan. Vlen të theksohet se ky testim raketor është kryer në përputhje me marrëveshjen për ndalimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF).