Rusia reagon ndaj furnizimit të Ukrainës me armë amerikane
Rusia dënoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhuruar Ukrainës lloje të ndryshme armësh dhe pajisje ushtarake.
Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, u tha gazetarëve të martën se Moska dënon ashpër vendimin e SHBA-ve për t'i dorëzuar armë Ukrainës, duke thënë se vendime të tilla nuk ndihmojnë për të zgjidhur konfliktin në rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës. Senatori Vladimir Xhabarov, Zv/Komisioneri i Parë për Çështjet Ndërkombëtare të Këshillit të Federatës Ruse, gjithashtu fajësoi programin e ndihmës ushtarake të SHBA për Ukrainën, duke deklaruar se është e qartë se kundër cilit vend dëshiron t’i përdorë këto armë presidenti ukrainas. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Ukrainën me armë dhe pajisje të sofistikuara ushtarake. Përkundër paralajmërimeve të Rusisë që të përmbahen nga dërgimi i armëve në Ukrainë për të siguruar kushtet për përfundimin e konfliktit që filloi në vitin 2014 në pjesën lindore të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Kievit armë dhe pajisje ushtarake me vlerë 500 milionë dollarë.