Moska shpreson përmirësimin e marrëdhënieve me NATO-n
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59551-moska_shpreson_përmirësimin_e_marrëdhënieve_me_nato_n
Marrëdhëniet e NATO-s dhe Moskës vazhdojnë të jenë në nivelin më të ulët të mundshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 20, 2017 06:04 Europe/Tirane
  • Moska shpreson përmirësimin e marrëdhënieve me NATO-n

Marrëdhëniet e NATO-s dhe Moskës vazhdojnë të jenë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Pasojat e krijimit të krizës në Ukrainë, ka shtuar edhe më shumë këtë proces në rënie. Alexander Fomin, zv/ministri i mbrojtjes së Rusisë, deklaroi se Moska pret që bashkëpunimet bilaterale në kuadër të Këshillit Rusi-NATO të rifillojnë në vitin 2018 ose më së shumti deri në vitin 2019. Ky funksionar i lartë ushtarak në një intervistë me kanalin televiziv DW, deklaroi: "Unë jam i sigurt që marrëdhëniet tona do të rifillojnë me NATO-n, sidomos në kuadër të bashkëpunimeve bilaterale në Këshillin Rusi-NATO. Unë mendoj se kjo çështje do të ndodhë në një të ardhme të afërt ose më së largu brenda dy viteve". Vlen të theksohet se NATO më 1 prill 2014, ka ndërprerë të gjitha bashkëpunimet e saj ushtarake dhe operative me Rusinë.