Kancelarja gjermane mbështet marrëveshjen bërthamore
Kancelarja e Gjermanisë deklaroi mbështetjen e saj ndaj marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1.
Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë të mërkurën një intervistë ekskluzive me DW, deklaroi: "Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e suksesshme dhe një rrugë e ngjashme këtë duhet të ndiqet në lidhje me Korenë Veriore me bashkëpunimin e Rusisë dhe Kinës së bashku me Amerikës". Merkel gjithashtu në reagim ndaj deklaratave kërcënuese të Donald Trump, presidentit të Amerikës në OKB për ndërhyrje ushtarake në çështjen e Koresë Veriore, shtoi: "Kriza e Koresë Veriore nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake dhe Berlini është kundër kërcënimeve të tilla". Merkel me këtë rast foli edhe për mosmarrëveshjet e pafundme me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë dhe theksoi: "Gjermania nuk dëshiron që mosmarrëveshjet e brendshme të Turqisë të përhapen edhe në Gjermani".