Nënshkruhet pakti për ndalimin e armëve bërthamore në OKB
Gati 50 vende të botës kanë nënshkruar paktin e ri për ndalimin e armëve bërthamore. Pakti i ri për ndalimin e armëve bërthamore është miratuar në qershorin e kaluar nga 122 vende të botës në OKB duke përfshirë edhe Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se me shtimin e tensioneve në Gadishullin Korean, gati 50 vende të botës dhe në krye të tyre Brazili, të mërkurën në selinë e OKB në Nju Jork kanë nënshkruar paktin e ri për ndalimin e armëve bërthamore i cili do të hyjë në fuqi për zbatim pas 90 ditëve. Asnjëri prej 9 vendeve poseduese të armëve bërthamore nuk kanë marrë pjesë në procesin e miratimit të paktit të ri për ndalimin e armëve bërthamore dhe tre vendet poseduese të armëve bërthamore dhe njëherit anëtare të NATO-s Britani, Franca dhe Amerika kanë deklaruar se nuk janë të interesuar për të marrë pjesë në këtë fushë. Ndërkohë Aleanca Veri-Atlantike (NATO) traktatin për ndalimin e armëve bërthamore e ka quajtur jo real dhe ka paralajmëruar se ndalimi i armëve bërthamore nëpërmjet një traktati në të cilin nuk marrin pjesë asnjëri prej vendeve poseduese të armëve bërthamore, nuk është efikas dhe nuk ndihmon reduktimin e armëve bërthamore. Sipas traktatit të ri për ndalimin e armëve bërthamore, vendet që posedojnë armë bërthamore dhe që anëtarësohen në këtë traktat, duhet t'i shkatërrojnë të gjitha armët e tyre bërthamore brenda një periudhe kohore të caktuar.