NATO dëshiron zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut tha se NATO do të përqendrohet në zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten në një intervistë me Radion Kombëtare të SHBA mbështeti vazhdimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Jens Stoltenberg, tha se asnjë marrëveshje që nuk mund të zbatohej nuk mund të jetë marrëveshje e mirë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu përshëndeti mbështetjen e ministrave të jashtëm të vendeve të grupit 5 + 1 për marrëveshjen bërthamore, në takimin e zhvilluar në margjinat e sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ndërkaq, Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha se të gjitha palët pjesëmarrëse në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 po e zbatojnë paktin në përputhje me kushtet. Nga seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Mogherini tha se çdo çështje jashtë fushës së marrëveshjes bërthamore duhet të trajtohet në një tjetër forum. Pas bisedimeve me homologun e tij iranian, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka thënë se marrëveshja për programin bërthamor iranian është shqetësim për Shtetet e Bashkuara, megjithëse kushtet e këtij pakti janë zbatuar më së miri nga Irani.