Tërmeti me magnitudë 3.4 godet Korenë Veriore
Burimet informative njoftuan për një tërmet 3.4 i shkallës Rihter në Korenë Veriore dhe qendra për studimin e lëkundjeve të tokës në Kinë ka deklaruar se ekziston mundësia që arsye e këtij tërmeti të ketë qenë ndonjë shpërthim.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet mediale njoftuan se ky tërmet në Korenë Veriore ishte me magnitudë 3.4 dhe sipas qendrës për studimin e lëkundjeve të tokës, ky tërmet është regjistruar në thellësinë zero km (pa thellësi) në Korenë Veriore. Agjencia e lajmeve Shinhua ka thënë se kjo qendër gjithashtu ka deklaruar se ekziston mundësia që arsye e këtij shpërthimi të ketë qenë ndonjë shpërthim dhe ky tërmet ka ndodhur në të njëjtin vend në të cilin është testuar bomba e hidrogjenit.