Mbi 1600 marokenë në ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59925-mbi_1600_marokenë_në_isis
Burimet marokena kanë njoftuar se sipas statistikave ekzistuese, 1664 shtetas të këtij vendi janë pjesëtarë të grupit terrorist ISIS në Libi, Irak dhe Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 25, 2017 11:08 Europe/Tirane
  • Mbi 1600 marokenë në ISIS

Burimet marokena kanë njoftuar se sipas statistikave ekzistuese, 1664 shtetas të këtij vendi janë pjesëtarë të grupit terrorist ISIS në Libi, Irak dhe Siri.

Faqja informative "Al-Vasat" njoftoi se Abdulhak Al-Khajam, drejtori i zyrës qendrore të studimeve gjyqësore të Marokut, deklaroi se ky vend për shkak të pozitës strategjike, afërsisë me Libinë dhe gjithashtu për shkak të aktivitetit të grupeve terroriste, ndodhet në rrezik. Ky funksionar i Marokut ka thënë se forcat e sigurisë së Marokut kanë shkatërruar 48 grupe terroriste që 42 prej tyre janë grupe të lidhura me ISIS, ndërsa gjatë këtij operacioni janë arrestuar 701 persona. Ndërkohë deri më tani 85 terroristë që kanë shkuar nga Maroku në Siri dhe Irak, janë kthyer në vendlindje dhe janë identifikuar nga autoritetet e sigurisë.