Zgjerohen sanksionet e OKB kundër Koresë së veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59971-zgjerohen_sanksionet_e_okb_kundër_koresë_së_veriut
OKB ka vendosur embargo kundër Koresë së Veriut duke ndaluar shitjen e armatimeve dhe shitjen e një sërë produktesh me konsum të dyfishtë për këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 26, 2017 05:44 Europe/Tirane
  • Zgjerohen sanksionet e OKB kundër Koresë së veriut

OKB ka vendosur embargo kundër Koresë së Veriut duke ndaluar shitjen e armatimeve dhe shitjen e një sërë produktesh me konsum të dyfishtë për këtë vend.

Sipas rezolutës 2371 të KS të OKB, OKB-ja ka ndaluar shitjen e mallrave dhe produkteve të veçanta për Korenë e Veriut. Ndërkohë Peniani tha se Amerika i ka shpallur luftë dhe se Koreja e veriut do të rrëzojë avionët amerikane për vetëmbrojtje. Deklaratat e Presidentit Donald Trump në raport me Korenë e Veriut po interpretohen si një shpallje lufte nga lidershipi i shtetit diktatorial. Lajmi është përcjellë nga Ministri i Jashtëm koreano-verior, Ri Hong Ho, i cili deklaroi se po konsiderohet ideja e vetëmbrojtjes dhe e bombardimit të avionëve amerikanë që patrullojnë në afërsi të vendit të tij.  Koreja e Veriut i ka konsideruar një shpallje lufte komentet e Presidentit Donald Trump, duke e përshkallëzuar edhe më tej tensionin diplomatik dhe ushtarak që kanë dy vendet. Deklarata u bë nga Ministri i Jashtëm koreano-verior, Ri Hong Ho, i cili ndodhej në New York për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Shefi i diplomacisë së Penianit tha se Koreja e Veriut ka të drejtë të vetëmbrohet dhe se është konsideruar edhe ideja e bombardimit të avionëve amerikanë që kanë patrulluar pranë vendit diktatorial.