Shtohet krimi në qytetet e mëdha të Amerikës
(last modified Tue, 26 Sep 2017 08:14:06 GMT )
Shtator 26, 2017 10:14 Europe/Tirane
  • Shtohet krimi në qytetet e mëdha të Amerikës

Policia Federale e Amerikës ka njoftuar për shtimin e krimeve të dhunshme gjatë vitit 2016 në këtë vend.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se FBI ka deklaruar se në vitin e kaluar janë regjistruar 1.248.185 krime që në krahasim me vitin e 2015, krimi ka shënuar rritje me 4.1 %.  Sipas raportit vjetor të FBI, vrasje e qëllimta në vitin 2016, janë shtuar me 8.6% dhe në të shumtën e rasteve janë përdorë armë zjarri. Ndërkohë instituti hulumtues The Brennan Center for Justice në Nju Jork gjithashtu ka deklaruar se vrasjet në 30 qytete të mëdha të Amerikës janë shtuar me 4.8%.

 

Tags