Shtetet e Bashkuara udhëheqin manovrat më të mëdha në Skoci
(last modified Tue, 26 Sep 2017 12:36:00 GMT )
Shtator 26, 2017 14:36 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara udhëheqin manovrat më të mëdha në Skoci

Minsitria britanike e mbrojtjes manovrat e mbrojtjes raketore dhe ajrore të NATO-s në Skoci i ka konsideruar një ndër manovrat më të avancuara dhe më komplekse në botë. 

Këto manovra janë në të vërtetë një mesazh për Korenë e Veriut derisa kërcënimi i saj për sulme raketore është rritur kohët e fundit. Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, NATO është duke mbajtur në Skoci një manovër të mbrojtjes raketore në shkallë të gjerë me titull " Mburoja e fuqishme ", që përfshin mijëra trupa, anije dhe avionë luftarakë, të udhëhequr nga forcat amerikane. Në këto manovra marrin pjesë forca nga vende të tilla si Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Holanda. Ministri britanik i mbrojtjes, Michael Fallon, duke iu referuar tensioneve midis presidentëve të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se këto manovra po mbahen në dritën e kërcënimeve të paraqitura nga Koreja e Veriut dhe disa shtete të tjera. Ai shtoi se testet raketore të Koresë së Veriut tregojnë rrezikun e vendeve rebele për të zhvilluar raketat e tyre me rreze të gjatë. Fallon tha: "Britania po udhëheq rrugën për të mbajtur një manovër të mbrojtjes anti-raketore me praninë e forcave detare, në fakt, në krijimin e një përgjigjeje më efektive ndaj këtij kërcënimi në rritje.

 

Tags