Kina paralajmëron Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60339-kina_paralajmëron_amerikën
Kina është shprehur e shqetësuar nga mesazhet e bashkëpunimit ushtarak midis Amerikës dhe Tajvanit dhe kërkoi nga Uashingtoni që t’i jap fund këtij bashkëpunimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2017 05:38 Europe/Tirane
  • Kina paralajmëron Amerikën

Kina është shprehur e shqetësuar nga mesazhet e bashkëpunimit ushtarak midis Amerikës dhe Tajvanit dhe kërkoi nga Uashingtoni që t’i jap fund këtij bashkëpunimi.

Zyra rajonale e qeverisë Kinës në Tajvan, thotë se çështja e Tajvanit është çështja më e ndjeshme në marrëdhëniet mes Kinës dhe Amerikës dhe për këtë Uashingtoni duhet të rishikojë politikat e tij ushtarake me Tajvanin. Tajvani është një çështje e vjetër në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit. Këtë çështje dhe sidomos fushën e bashkëpunimit ushtarak me Tajvanin, Amerika e përdor si mjet për të ushtruar presione ndaj Kinës. Edhe pse qeveria e mëparshme deri diku është treguar e përmbajtur në këtë çështje, mirëpo qeveria e Donald Trump presidentit amerikan ka kritikuar veprimtarinë ekonomike të Kinës. Për këtë ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Tajvanit që është një personalitet separatist. Me këtë bisedë telefonike, Trump ka shkelur vijat e kuqe të marrëdhënieve Uashington-Pekin dhe kjo ngjalli reagimin e ashpër të Kinës. Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë 5 vende aziatike në nëntor, për të marrë pjesë në samitet rajonale. Shtëpia e Bardhë njoftoi se ai do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vietnamin, Filipinet dhe shtetin amerikan të Hauait, në udhëtimin 11-ditor. “Angazhimet e presidentit do të përqendrohen te fuqizimi i reagimit ndërkombëtar përballë kërcënimit që vjen nga Koreja e Veriut”, shkruhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një retorikë të nxehtë muajt e fundit. Vendi i izoluar ekonomikisht dhe politikisht zhvilloi testin e tij të 6 bërthamor këtë muaj, pavarësisht dënimeve ndërkombëtare, e ka premtuar se do të kryejë edhe një tjetër test në oqeanin Paqësor. Trump, nga platforma e Kombeve të Bashkuara kërcënoi se do të zhdukte nga faqja e dheut Korenë e Veriut, duke thënë se udhëheqësi i vendit komunist, Kim Jong-un është në një mision vetëvrasës. Në një deklaratë të rrallë, Kim Jong-un premtoi se do ta përvëlojë “matufin me probleme mendore” me zjarr. Në turin e tij aziatik, Trump do të tentojë të bindë fqinjët e Penianit, përfshirë Kinën, të vazhdojnë fushatën e sanksioneve ekonomike kundër Koresë së Veriut. Ndërkohë, në një nga ndalesat e tij, Trump do të marrë pjesë edhe në samitin e vendeve aziatike në Manila, ku nuk përjashtohet një takim me presidentin e shumë kritikuar të Filipineve, Rodrigo Duterte. Kina nga aspekti ekonomik dhe diplomatik mundohet të konkurrojë me Uashingtonin dhe në disa raste në nivel ndërkombëtar mundohet ta mposhtë Amerikën. Përveç kësaj Kina, kapacitetin e saj ushtarak mund ta caktojë për qëllime gjeostrategjike kundër Amerikës, gjë e cila nuk është në favor të Uashingtonit. Për momentin Kina po mundohet të përmirësoje kapacitetin e saj ekonomik dhe ushtarak. Që nga koha e qeverisë së Barack Obamës, Uashingtoni këndvështrimin e tij ndaj Kinës e ndryshoi nga një rival ndërkombëtar në një armik të fshehtë.