Anulimi i fluturimeve të Lufthansa dhe Austria Air për në Erbil
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60363-anulimi_i_fluturimeve_të_lufthansa_dhe_austria_air_për_në_erbil
Kompanitë ajrore Lufthansa dhe Austria Air anuluan fluturimet e tyre për në Erbil, Kurdistanin e Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 30, 2017 16:04 Europe/Tirane
  • Anulimi i fluturimeve të Lufthansa dhe Austria Air për në Erbil

Kompanitë ajrore Lufthansa dhe Austria Air anuluan fluturimet e tyre për në Erbil, Kurdistanin e Irakut.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, zëdhënësi i kompanisë ajrore Lufthansa ka njoftuar se për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore të Kurdistanit të Irakut me vendim të qeverisë qendrore të Bagdadit, kjo kompani dhe kompania Austria Air së bahsku me disa kompani tjera ajrore, kanë anuluar fluturimet e ditës së shtunë dhe të diele në drejtim të qytetit Erbil. Ditë më parë, kompania ajrore irakiane ka njoftuar kompanitë e huaja ajrore se që nga e premtja do të anulohen fluturimet për në Erbil. Këshilli i Ministrave të Irakut ka miratuar pezullimin e fluturimeve ndërkombëtare nga origjina e vendit në destinacionin e saj në mungesë të kontrollit mbi aeroportet që gjenden në rajonin e Kurdistanit të Irakut për një periudhë treditore.