Tillerson do të takohet me liderët e lartë kinezë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60367-tillerson_do_të_takohet_me_liderët_e_lartë_kinezë
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, do të mbajë bisedime me zyrtarë të lartë në Kinë, derisa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë opsionin e shtrëngimeve ekonomike, si shtytje për të bindur Korenë e Veriut që të tërhiqet nga armët e saj bërthamore dhe programit të raketave.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 30, 2017 16:16 Europe/Tirane
  • Tillerson do të takohet me liderët e lartë kinezë

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, do të mbajë bisedime me zyrtarë të lartë në Kinë, derisa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë opsionin e shtrëngimeve ekonomike, si shtytje për të bindur Korenë e Veriut që të tërhiqet nga armët e saj bërthamore dhe programit të raketave.

Shtetet e Bashkuara e shohin Kinën si vend kritik për të shmangur përplasjet ushtarake me Phenjanin, i cili shumë shpejtë po përparon drejt zhvillimit të një rakete bërthamore, që mund të arrijë SHBA-në. Zyrtarët e SHBA-së thonë se Pekini duhet gjithnjë të jetë i gatshëm të shkëpus lidhjet ekonomike me Korenë e Veriut duke miratuar sanksionet e Kombeve të Bashkuara.