Protesta kundër politikave raciste në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60399-protesta_kundër_politikave_raciste_në_amerikë
Me vazhdimin e politikave raciste të policisë amerikane dhe pas mbështetjes së presidentit amerikan ndaj racës së bardhë, populli amerikan edhe një herë ditën e shtunë është mbledhur për të protestuar përballë departamentit amerikan të drejtësisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 01, 2017 06:43 Europe/Tirane
  • Protesta kundër politikave raciste në Amerikë

Me vazhdimin e politikave raciste të policisë amerikane dhe pas mbështetjes së presidentit amerikan ndaj racës së bardhë, populli amerikan edhe një herë ditën e shtunë është mbledhur për të protestuar përballë departamentit amerikan të drejtësisë.

Qëndrimet e presidentit amerikan janë bërë shkak për rritjen e valës së racizmit në Amerikë. Kjo vlaë ka depërtuar edhe në radhët e ushtrisë amerikane. Akademia e Forcave Ajrore e Shteteve të Bashkuara, ku stërviten rekrutët që më vonë bëhen pilotë të aviacionit amerikan, ka zhvilluar një mbledhje nën drejtimin e gjeneralit Jay Silveria. Ushtaraku i lartë ka mbledhur të gjithë studentët në një sallë të madhe për të dënuar disa shkrime raciste të shfaqura në tabela ndaj 5 studentëve afro-amerikanë. “Nëse nuk jeni në gjendje të respektoni një person nga një etni tjetër, ose një ngjyrë tjetër të lëkurës, atëherë duhet të ikni që këtej”, ka deklaruar Silveria në pjesën kulmore të fjalimit të tij. Ka qenë vetë Akademia e Forcave Ajrore e Shteteve të Bashkuara që ka publikuar online videon me fjalimin e gjeneralit, e cila në pak kohë është kthyer në virale. “Kjo sjellje nuk ka vend në radhët e Forcave Ajrore Amerikane dhe nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara. Do të ketë përgjigje për gjuhën e rëndë dhe idetë e tmerrshme që janë thënë”, ka paralajmëruar gjeneral Silveria kadetët.