Përleshje gjatë takimit të G-7 në Torino
Protestuesit dhe aktivistët kundër globalizimit u përleshën me policinë në qytetin e Torinos, në veri të Italisë, ku po zhvillohet takimi i ministrave të Punës të vendeve të grupit G-7.
Siç njofton agjencia e lajmeve ISNA, protestuesit që u mblodhën kundër punëve me të ardhura të ulëta dhe kontratave afatshkurtra të punës, nuk arritën të hyjnë në Regia di Venaria, ku ishte vendi i takimit të ministrave të Punës së shtatë ekonomive më të mëdha të botës, i njohur si grupi G-7. Disa protestues filluan të hedhin lëndë djegëse dhe bomba tymi kundër forcave të policisë. Policia u përlesh me protestuesit, por nuk ka asnjë raport për dëmtime ose lëndime, si dhe për arrestimin e protestuesve. Takimi i ministrave të G-7 filloi të premten me qëllim të shqyrtimit të ndikimit të teknologjive digjitale në biznes, ndërsa trazirat u zhvilluan të shtunën në qendër të Torinos.