Përleshje gjatë takimit të G-7 në Torino
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60455-përleshje_gjatë_takimit_të_g_7_në_torino
Protestuesit dhe aktivistët kundër globalizimit u përleshën me policinë në qytetin e Torinos, në veri të Italisë, ku po zhvillohet takimi i ministrave të Punës të vendeve të grupit  G-7.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 01, 2017 14:35 Europe/Tirane
  • Përleshje gjatë takimit të G-7 në Torino

Protestuesit dhe aktivistët kundër globalizimit u përleshën me policinë në qytetin e Torinos, në veri të Italisë, ku po zhvillohet takimi i ministrave të Punës të vendeve të grupit  G-7.

Siç njofton agjencia e lajmeve ISNA, protestuesit që u mblodhën kundër punëve me të ardhura të ulëta dhe kontratave afatshkurtra të punës,  nuk arritën të hyjnë në Regia di Venaria, ku ishte vendi i takimit të ministrave të Punës së  shtatë ekonomive më të mëdha të botës, i njohur si grupi G-7. Disa protestues filluan të hedhin lëndë djegëse dhe bomba tymi kundër forcave të policisë. Policia u përlesh me protestuesit, por nuk ka asnjë raport për dëmtime ose lëndime, si dhe për arrestimin e protestuesve. Takimi i ministrave të G-7 filloi të premten me qëllim të shqyrtimit të ndikimit të teknologjive digjitale në biznes, ndërsa trazirat u zhvilluan të shtunën në qendër të Torinos.