Las Vegasi, plumba mbi turmën në koncert. 50 viktima
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60533-las_vegasi_plumba_mbi_turmën_në_koncert._50_viktima
Autori i sulmit në Las Vegas, që shkaktoi 50 të vdekur e mbi 400 të plagosur, është identifikuar si Stephen Paddock, 64 vjeç dhe banor i zonës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2017 12:12 Europe/Tirane
  • Las Vegasi, plumba mbi turmën në koncert. 50 viktima

Autori i sulmit në Las Vegas, që shkaktoi 50 të vdekur e mbi 400 të plagosur, është identifikuar si Stephen Paddock, 64 vjeç dhe banor i zonës.

Gruaja me të cilën ai bashkëjetonte, Marilou Danley është ndaluar e po merret në pyetje, ndërsa banesa që ndanin të dy është duke u kontrolluar nga efektivët në terren.Indicenti që tronditi qytetin e kazinove ndodhi në afërsi të hotelit “Mandalay Bay”, e videot e ngarkuara në internet tregojnë qartë tmerrin e përjetuar nga njerëzit e mbledhur në koncertin e hapur të muzikës “Country”, kur mbi turmën u hap zjarr.Të shtënat ishin ato të një arme automatike dhe kanë vazhduar gjatë. Paddock kishte marrë një dhomë në katet e sipërme të hotelit, nga ku ka shtënë mbi turmën poshtë pa dallim e pa u ndalur. Ishte pikërisht aty, kur policia e qëlloi për vdekje, ndërsa me vete i gjeti një arsenal të tërë armësh.“Pati shumë të shtëna, por ato të fillimit i ngjasonin zjarrit të mitralozit”, tha Danny, një turist australian.14 prej të plagosurve janë në spital në gjendje kritike për jetën. Sherifi Joseph Lombardo pohoi se autoritetet janë të bindura se autori i masakrës më të madhe të këtij lloji në historinë e Amerikës nuk ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë.“Deri tani besojmë se bëhet fjalë për një sulmues të vetëm, një ujk vetmitar ta quajmë kështu. Efektivët patën një shkëmbim zjarri me personin që ndodhej në katin e 32-të të ndërtesës, e tani ai ka vdekur”, tha Joseph Lombardo.