Arabia Saudite do të investojë një miliard dollarë në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i60719-arabia_saudite_do_të_investojë_një_miliard_dollarë_në_rusi
Ministri rus i energjisë njoftoi investimin prej 1 miliard dollarë të Arabisë Saudite në më shumë se 20 projekte zhvillimi në Rusi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 05, 2017 10:24 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite do të investojë një miliard dollarë në Rusi

Ministri rus i energjisë njoftoi investimin prej 1 miliard dollarë të Arabisë Saudite në më shumë se 20 projekte zhvillimi në Rusi.

Sipas agjencisë së lajmeve Novosti, Aleksander Novak, ministri rus i energjisë njoftoi se Arabia Saudite ka vendosur të investojë 1 miliard dollarë në projekte të përbashkëta energjitike dhe infrastrukturore në Rusi. Ministri i energjisë i Rusisë tha se ky investim përfshin ndërtimin e komplekseve petrokimike, ndërtimin e hidrocentraleve, kompanitë logjistike, aeroportin Pulkovo dhe ndërtimin e kompleksit kulturor Rilindja dhe shtoi gjithashtu se janë duke u zhvilluar edhe 25 projekte të tjera ekonomike me investim të përbashkët. Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Novak tha se Riadi dhe Moska po përpiqen  të kapërcejnë pengesat në tregtinë midis dy vendeve.