Gutteres shpreson në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Sekretari i përgjithshëm i OKB u shpreh optimist për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, vuri në dukje përpjekjet e Donald Trump, presidentit të Amerikës për daljen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe deklaroi se kjo marrëveshje ndërkombëtare është në përputhje me rezolutën e KS të OKB dhe në këtë marrëveshje janë të pranishme edhe palë të tjera të rëndësishme. Sekretari i përgjithshëm i OKB në vazhdim tha se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1, është një hap i rëndësishëm dhe drejt të ardhmes për garantimin e sigurisë kolektive, prandaj shpresojmë për ruajtjen e kësaj marrëveshje.