Lideri i Katalonjës flet në parlamentin rajonal
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61171-lideri_i_katalonjës_flet_në_parlamentin_rajonal
Lideri rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, sot pritet të flasë në parlamentin rajonal, në periudhën e shqetësimeve në qeverinë qendrore të Spanjës, se Parlamenti i Katalonjës mund të votojë për pavarësi nga Spanja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2017 13:40 Europe/Tirane
  • Lideri i Katalonjës flet në parlamentin rajonal

Lideri rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, sot pritet të flasë në parlamentin rajonal, në periudhën e shqetësimeve në qeverinë qendrore të Spanjës, se Parlamenti i Katalonjës mund të votojë për pavarësi nga Spanja.

Zyrtarët e Katalonjës thonë se njerëzit gjërësisht kanë votuar për pavarësi në referendum, i cili është mbajtur para 10 ditësh. Por, gjatë funjavës së kaluar, në kryeqytetin rajonal, Barcelonë, qindra mijëra njerëz kanë protestuar kundër ndarjes nga Spanja. Ata thanë se referendumi nuk e tregon vullnetin e vërtetë të rajonit, pasi ata që dëshirojnë të mbeten në Spanjë, kryesisht e kanë bojkotuar referendumin. Sipas legjislacionit të Katalonjës, që konsiderohet jokushtetues nga qeveria në Madrid, votimi i sotëm eventual për pavarësi në Parlamentin e Katalonjës, do ta fillonte procesin gjashtëmujor të bisedimeve për ndarje me Spanjën, para zgjedhjeve rajonale dhe aktit final të shkëputjes.