Erdogan sulmon SHBA-të
(last modified Thu, 12 Oct 2017 17:38:24 GMT )
Tetor 12, 2017 19:38 Europe/Tirane
  • Erdogan sulmon SHBA-të

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sulmoi sërish Shtetet e Bashkuara, duke i kritikuar për mbështetjen e luftëtarëve kurdë në Siri, e një seri tjetër çështjesh problematike mes dy vendeve.

Erdogan akuzoi Uashingtonin se po i jep armë falas një organizate terroriste, duke iu referuar “YPG”-së, një prej aleatëve kyç të SHBA-ve. SHBA dhe Turqia po përballen ashpër prej një jave, pas arrestimit të një nëpunësi të Konsullatës amerikane në Turqi. Gjatë një fjalimi në kryeqytetin Ankara, Erdogan akuzoi SHBA-të se po dërgojnë 3.500 kamionë me armë në Siri dhe se ato po përdoren nga “YPG”-të për të rrethuar Turqinë. “Kush thotë se korridori i terrorit që SHBA-të po tentojnë të formojë në kufirin tonë jugor është për të luftuar ISIS-in? A mund të ketë diçka të tillë? Kjo është një gënjeshtër, sepse korridori synon të rrethojë Turqinë”, tha Recep Tayyip Erdogan. Erdogan akuzoi drejtpërdrejt John Bass, ambasadorin amerikan në Turqi, për përkeqësimin e raporteve, e tha se Shtetet e Bashkuara po sakrifikojnë një aleat strategjik për hir të diplomatit. Presidenti turk tha gjithashtu se vendimi i SHBA-ve për të pezulluar thuajse plotësisht vizat me Turqinë është i padrejtë dhe nuk respekton të vërtetën.

 

Tags