Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kërkon ndihmë për Libinë
(last modified Sat, 14 Oct 2017 13:20:19 GMT )
Tetor 14, 2017 15:20 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i NATO-s kërkon ndihmë për Libinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s duke folur për problemet e Libisë së përfshirë nga lufta, ka kërkuar më shumë ndihma nga Bashkësia Ndërkombëtare për këtë vend.

Jens Stoltenber, sekretari i përgjithshëm i NATO-s në një intervistë me gazetën italiane "Uniz", theksoi se NATO duhet të ketë aktivitet më të madh në rajonin e Afrikës Veriore dhe në Lindjen e Mesme dhe të ndihmojë institucionet lokale, trajnimin e forcave të sigurisë dhe vendosjen e stabilitetit në këto rajone. Stoltenberg gjithashtu duke folur për fenomenin e emigracionit nga vendet e Afrikës Veriore drejt vendeve në jug të Detit Mesdhe, kërkoi ndihmën e Bashkimit Evropian dhe deklaroi se nuk është e drejtë që Italia, Greqia, Spanja dhe Portugalia të marrin mbi supe tërë barrën e këtyre problemeve.

Tags