Mogherini i kërkon Irakut të zgjidhë problemet me Kurdistanin
(last modified Tue, 17 Oct 2017 07:07:42 GMT )
Tetor 17, 2017 09:07 Europe/Tirane
  • Mogherini i kërkon Irakut të zgjidhë problemet me Kurdistanin

Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane, i ka kërkuar Bagdadit që të zgjidhë problemet dhe mosmarrëveshjet e tij me rajonin e Kurdistanit.

Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane, në një bisedë telefonike me Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut, theksoi domosdoshmërinë e nisjes së bisedimeve mes qeverisë irakaine dhe rajonit të Kurdistanit për të ruajtur unitetin dhe bashkimin në vend, si dhe për vendosjen e rendit dhe sigurisë sipas kushtetutës së Irakut. Ditën e dielë kryeministri irakian pas përfundimit të ultimatumit 72 orësh të qeverisë irakiane për tërheqjen e forcave peshmerga nga provinca Kirkuk, urdhëroi nisjen e operacionit të ushtrisë irakiane për rimarrjen e kësaj province. Forcat peshmerga duke shfrytëzuar situatën e pasigurt të krijuar në vitin 2014 pas sulmit të grupit terrorist ISIS në Irak, u vendosën në provincën Kirkuk dhe morën kontrollin e zonave të naftës së kësaj province. Referendumi i 25 shatorit në rajonin e Kurdistanit të Irakut përveç kundërshtimeve të ndryshme botërore është përballur me kundërshtimin e  ashpër të qeverisë irakiane. Referendumi separatist i rajonit të Kurdistanit u mbajt vetëm për ambiciet e Masud Barzanit kryetarit të këtij rajoni.

Tags