Trump vazhdon polemikat e tij kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61620-trump_vazhdon_polemikat_e_tij_kundër_iranit
Donald Trump president i Amerikës ka vazhduar polemikat e tij kundër Iranit dhe pasi e cilësoi Iranin një vend të rrezikshëm tha se strategjia e tij e re kundrejt Iranit do të pengojë Republikën Islamike të Iranit që të posedojë armë atomike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 18, 2017 05:33 Europe/Tirane
  • Trump vazhdon polemikat e tij kundër Iranit

Donald Trump president i Amerikës ka vazhduar polemikat e tij kundër Iranit dhe pasi e cilësoi Iranin një vend të rrezikshëm tha se strategjia e tij e re kundrejt Iranit do të pengojë Republikën Islamike të Iranit që të posedojë armë atomike.

Pretendimet e Trump për ndalimin e Iranit nga posedimi i armëve atomike, vijnë në kohën kur Irani disa herë ka theksuar se armët atomike nuk kanë vend në doktrinën e Iranit dhe ato janë shpallur haram me anë të dekretit të lëshuar nga lideri suprem i revolucionit islamik. Përveç kësaj KS i OKB, vetë kjo organizatë dhe ANEA disa herë kanë konfirmuar faktin se programi bërthamor i Iranit është krejtësisht paqësor. I ndodhur në fondacionin Heritage, presidenti amerikan Donald Trump tha se ndaj gardës revolucionare Sepah do të vendosë sanksione të ashpra. Ditën e premte Donald Trump pa i kushtuar rëndësi raporteve të ANEA dhe OKB, ku theksohet se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, deklaroi se Irani nuk ka zbatuar pikat e programit të përbashkët të  veprimit të marrëveshjes bërthamore. Me të tilla deklarata Trump synon anulimin e marrëveshjes bërthamore, mirëpo BE dhe shumë vende të botës kanë kritikuar deklaratën e Trump dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për marrëveshjen bërthamore.