Evropa synon të reduktojë ndihmat financiare për Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61666-evropa_synon_të_reduktojë_ndihmat_financiare_për_turqinë
Bashkimi Evropian do të diskutojë reduktimin e ndihmave financiare për Turqinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 19, 2017 15:07 Europe/Tirane
  • Evropa synon të reduktojë ndihmat financiare për Turqinë

Bashkimi Evropian do të diskutojë reduktimin e ndihmave financiare për Turqinë.

Burime nga Brukseli njoftuan se Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, në takimin e BE që do të mbahet të enjten dhe të premten në Bruksel, do të marrë qëndrime për reduktimin e ndihmave financiare me qëllim përgatitjen e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është në kohën kur ndërprerja e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE duket se është larg. Ndërprerja e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE të cilën e ka kërkuar Merkel gjatë fushatës elektorale, ka nevojë për marrëveshjen e të gjitha vendeve anëtare të BE. Marrëdhëniet e qeverisë së Turqisë me BE janë përkeqësuar pas grusht shtetit të pasuksesshëm të vitit 2016 në Turqi.