Amerika përsëri akuzon Korenë e Veriut
Departamenti amerikan i mbrojtjes, në vazhdën e politikave luftënxitëse të Uashingtonit, edhe një herë ka kërcënuar Korenë e veriut.
James Mattis sekretari amerikan i mbrojtjes, ka pretenduar se veprimet e Koresë së Veriut janë provokuese dhe kërcënuese të sigurisë botërore. Sekretari amerikan i mbrojtjes pa i kushtuar vëmendje veprime luftënxitëse të Uashingtonit pretendoi se Koreja e Veriut përbënë kërcënim për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Botës. Amerika i është kundërvënë Koresë së Veriut në një kohë kur president Donald Trump, i ka propozuar sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson që të mos humbasë kohë me diplomacinë për gjetjen e një zgjidhjeje për Korenë e Veriut. Trump në fjalimin e tij në AP të OKB ka kërcënuar se do ta shfarosë të gjithë Korenë e Veriut. Ndërkohë Peniani ka deklaruar se do të vazhdojë të forcojë kapacitetin e tij ushtarak deri në atë kohë kur të ekzistojnë kërcënimet nga ana e Amerikës.