Votimi për referendumin e autonomisë së dy rajoneve në Itali
Banorët e dy rajoneve në veri kanë votuar si Katalonja për marrjen e autonomisë nga Italia. 12 milionë italianë, 7.9 milionë banorë në Lombardi e 4 milionë në Veneto janë thirrur të votojnë dje nga ora 7 deri në 23 të mbrëmjes mbi referendumin e autonomisë së këtyre dy rajoneve.
Pas disa muajsh fushatë elektorale, drejtuar nga forca e djathtë politike “Lidhja e Veriut” çdo zgjedhës me votën e tij duhet të shpreh nëse është në favor o jo të negociatave me qeverinë italiane për t’i dhënë më shumë autonomi qeverisjes lokale në sektorin publik, në sektorin e financës, në sektorin e punës, në fushën e infrastrukturës, energjisë, mësimdhënies, mbrojtjes së ambientit, kulturës etj. Nëse mbi 50 % e zgjedhësve do të votojnë në favor të këtij referendumi atëherë këto dy rajone do të nisin me shtetin italian rrugën e negociatave deri në miratimin e një ligji për dhënien e një statusi special “për forma e kushte të veçanta ta autonomisë” të rajoneve të Lombardisë e Venetos në përputhje me ligjin 116 të Kushtetutës italiane. “Është një mundësi trasversale” ka deklaruar lideri i Lidhjes së Veriut Matteo Salvini, “është një shans më shumë për miliona veneto e lombardë për të pasur më shumë kompetenca e mundësi për të ardhmen e tyre.” Nga ana e qeverisë italiane, Ministri i Politikave Bujqësore e Pyjore ka shprehur shqetësimin e tij se rezultati i votës së këtij referendumi “mund të ketë një rrjedhë si në Katalonja”. Por për Presidentin e Rajonit të Lombardisë Roberto Maroni “vota e këtij Referendumi nuk është kundër Kushtetutës siç ndodhi në Katalonja, por për Kushtetutën. “Lombardia, shprehet ai është rajoni që derdh më shumë taksa në arkën e shtetit e meriton një autonomi fiskale në respekt të ligjeve të kushtetutës italiane.” Në favor të këtij referendumi janë shprehur forcat politike të së djathtës italiane si dhe Lëvizjes 5 Yje. Për herë të parë në këtë referendum u aplikua dhe votimi elektronik.