Shtohen sanksionet e OKB kundër Koresë Veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61829-shtohen_sanksionet_e_okb_kundër_koresë_veriore
OKB në veprimin e saj më të fundit kundër Penianit, ka vendosur më shumë kufizime për eksportet drejt Koresë Veriore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2017 12:30 Europe/Tirane
  • Shtohen sanksionet e OKB kundër Koresë Veriore

OKB në veprimin e saj më të fundit kundër Penianit, ka vendosur më shumë kufizime për eksportet drejt Koresë Veriore.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se një komitet i OKB i cili është përgjegjës për sanksionet ndaj Penianit, ka vendosur edhe 32 vegla dhe produkte të reja në listën e produkteve që janë të ndaluara të eksportohen drejt Koresë Veriore të cilat përdoren edhe në industrinë ushtarake dhe në industrinë civile. Për shkak të testimeve raketore dhe bërthamore të Koresë Veriore sidomos pas testimit të gjashtë bërthamore të këtij vendi, KS i OKB më 11 shtator të këtij viti ka miratuar një rezolutë të re për vendosjen e sanksioneve më të gjëra kundër Penianit. Kjo rezolutë përfshinë edhe importin naftor të Koresë Veriore dhe ndalon eksportin e prodhimeve të tekstilit të këtij vendi. Këto konsiderohen sanksionet më të ashpra ndaj një vendi në shekullin 21.