Ligjvënësit amerikanë kërkojnë t’i jepet fund luftës në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61874-ligjvënësit_amerikanë_kërkojnë_t’i_jepet_fund_luftës_në_jemen
Ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar nga qeveria amerikane që të përpiqet për t’i dhënë fund luftës në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2017 06:24 Europe/Tirane
  • Ligjvënësit amerikanë kërkojnë t’i jepet fund luftës në Jemen

Ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar nga qeveria amerikane që të përpiqet për t’i dhënë fund luftës në Jemen.

Halley Mc Cei njw prej ligjvënësve në Amerikë në një prononcim për Fox News ka thënë se Amerika duhet të përpiqet që t’i japë fund luftës kundër jemeni. Ndërsa zv/kryeministri i qeverisë së dorëhequr të Jemenit ka dënuar organizatat ndërkombëtare për tentim të politizimit të krizës në Jemen, Halley Mc Cei dallimet midis lëvizjes Ansarullah dhe partisë së Ali Abdullah Saleh i ka konsideruar si mundësi për Arabinë Saudite drejt ndalimit të luftimeve dhe vendosjes së paqes. Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, përveç varfërisë së përhapur dhe shpërthimit të kolerës në Jemen si dhe valës së urisë në mesin e popullit jemenas, më shumë se 13.500 njerëz jemenas u vranë dhe 49.000 të tjerë u plagosën nga agresioni i armatosur i Arabisë Saudite në Jemen, që nga marsi i vitit 2015. Në një raport të kohëve të fundit, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICC) theksoi mundësitë për fillimin e bisedimeve për zgjidhjen e krizës në Jemen.