Artistja amerikane ankohet kundër ish presidentit Bush Baba
Pas zbulimit të skandalit të Hitter Lind, artiste 34 vjeçare e Hollivudit e cila ka ngritur padi kundër ish presidentit Bush Babai për abuzim seksual në kohën e kryerjes së një fotoje me të, tani një tjetër artiste hollivudiane ka ngritur padi kundër ish presidentit Bush.
Jordana Gralink artiste e Hollivudit ka zbuluar skandalin se në kohën kur është takuar me Xhorxh Bushin, ajo ka përjetuar të njëjtin abuzim seksual si Hitter Lind dhe Bush pa marrë leje ka prekur trupin e saj. Gralink ka thënë se në atë kohë nuk ka folur për shkak se Bush ishte president, mirëpo kjo çështje e ka mërzitur tejmase. Gralink thotë se të tilla gjëra nuk duhet të ndodhin. Unë nuk përpiqem të prish jetën e Bush mirëpo dua që të tilla sjellje të mos përsëriten, ka thënë në fjalën e saj Gralink.