Rusia: Amerika synon të keqpërdorë sulmin në Khan Shejkhun
https://parstoday.ir/sq/news/world-i61928-rusia_amerika_synon_të_keqpërdorë_sulmin_në_khan_shejkhun
Ministria e jashtme e Rusisë, ditën e premte doli me një deklaratë ku tha se Amerika synon ta përdorë për interesat e saj çështjen e sulmit kimik në Khan Shejkhun dhe raportin e OKB mbi këtë rast.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2017 05:33 Europe/Tirane
  • Rusia: Amerika synon të keqpërdorë sulmin në Khan Shejkhun

Ministria e jashtme e Rusisë, ditën e premte doli me një deklaratë ku tha se Amerika synon ta përdorë për interesat e saj çështjen e sulmit kimik në Khan Shejkhun dhe raportin e OKB mbi këtë rast.

Ministria e jashtme e Rusisë gjithashtu ka protestuar për mënyrën e përpilimit të raportit mbi përdorimin e armëve kimike në Khan Shejkhun dhe ka thënë se OKB në procesin e hetimeve ka shkelur të drejtat e Sirisë si një vend anëtar i konventës për ndalimin e armëve kimike. Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë ka thënës e raporti i komitetit hetimor të OKB mbi ngjarjen në Khan Shejkhun ka mangësi dhe kontradikta të shumta. Ministria e jashtme e Rusisë deklaroi se raporti është përpiluar në kuadër të urdhrave të Amerikës dhe aleatëve të saj me qëllim që të ushtrohet presion ndaj Damaskut. Komiteti i përbashkët i OKB dhe i organizatës për ndalimin e përdorimit të armëve kimike, ka nxjerrë përfundimin se qeveria e Damaskut është përgjegjëse për sulmin kimik kundër rajonit Khan Shejkhun, ku humbën jetën mbi 100 persona dhe u plagosën 400 të tjerë.