Më shumë se 2 mijë shtetas francezë luftonin për ISIS
1 mijë 910 shtetas francezë kanë luftuar përkrah grupit terrorist takfirist ISIS.
Sipas një njoftimit të agjencisë Saba Today, qendra hulumtuese e sigurisë dhe e luftës kundër terrorizmit e njohur me emrin ‘grupi Sofan’ me qendër në Nju Jork, me mijëra shtetas evropianë dhe arabë janë anëtarësuar dhe kanë luftuar në radhët e grupit terrorist ISIS. Nga vendet evropiane dhe Rusia në radhët e grupit terrorist ISIS janë anëtarësuar gjithsej 3 mijë e 417 persona prej të cilëve 1,500 janë nga Turqia dhe 915 nga Gjermania. Ndërsa nga vendet arabe në grupin terrorist ISIS janë anëtarësuar 3,224 shtetas të Arabisë Saudite dhe 3 mijë shtetas të Jordanisë. Hulumtimi thotë se kthimi i mbi 5 mijë anëtarëve të ISIS në vendet e tyre pas disfatave të grupit terrorist në Siri dhe në Irak, përbën sfidë serioze për sigurinë e vendeve të origjinës.