Skandal në marinën angleze
(last modified Sun, 29 Oct 2017 07:00:56 GMT )
Tetor 29, 2017 08:00 Europe/Tirane
  • Skandal në marinën angleze

Më shumë se 9 marinarë të marinës angleze janë shkarkuar nga detyra e tyre për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike.

Marina Britanike ka shkarkuar 9 marinarë, të cilët ishin caktuar të kryenin shërbimin pranë një nëndetëse nukleare, pasi rezultuan pozitivë në testin se nëse kishin konsumuar lëndë narkotike gjatë detyrës, apo jo. Ky është një prej skandaleve më të mëdha që ka goditur Marinën britanike, ku janë përfshirë anëtarët e ekuipazhit të “HMS Vigilant”, e cila është një prej nëndetëseve nukleare në Britani. Grupi hetimor pretendojnë se lëndën narkotike ata e kanë marrë gjatë festave të ndryshme, ndërkohë që nëndetësja ishte e ankoruar në SHBA për të marrë disa mbushje nukleare. Madje sipas tyre një nga oficerët ka pranuar se në këto festa kryheshin edhe marrëdhënie seksuale, shkruan Daily Telegraf.

Tags