Stoltenberg: Raketat e Koresë Veriore, kërcënim botëror
(last modified Sun, 29 Oct 2017 14:14:24 GMT )
Tetor 29, 2017 15:14 Europe/Tirane
  • Stoltenberg: Raketat e Koresë Veriore, kërcënim botëror

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar së fundmi një rrezik të mundshëm të vendeve anëtare të NATO-s ndaj raketave balistike të Koresë së Veriut .

“Evropa është nën rrezen e veprimit të armëve bërthamore koreano veriore. Vendet e NATO-s,tashmë janë në rrezik,” tha Stoltenberg në një intervistë për shtypin japonez.  Megjithatë Stoltenberg siguroi se Aleanca ka për qëllim të mbrojë anëtarët e saj nga raketat balistike.  “NATO ka aftësinë dhe vendosmërinë për tu kundërpërgjigjur në rast rreziku ,” deklaroi  Sekretari i Përgjithshëm. Stoltenberg, vuri në dukje nevojën për të ushtruar presion mbi Korenë e Veriut, duke përfshirë implementimin e rreptë të sanksioneve ekonomike. Sipas tij, në qendrën për siguri kibernetike të NATO-s në Talin, do të dërgohen edhe ekspertët japonezë. Stoltenberg ka nisur ditën e sotme vizitën e tij në shtetin Japonez.  Tensionet në Gadishullin Korean janë përshkallëzuar ndjeshëm pas aktivizimit të programit bërthamor  të Koresë së Veriut dhe manovrave ushtarake të Shteteve të Bashkuara me ato të Koresë së Jugut.

Tags