Ngacmimet seksuale në parlament, alarmojnë kryeministren britanike
(last modified Mon, 30 Oct 2017 17:22:36 GMT )
Tetor 30, 2017 18:22 Europe/Tirane
  • Ngacmimet seksuale në parlament, alarmojnë kryeministren britanike

Kryeministrja angleze po bën thirrje për procedura të reja për të trajtuar ngacmimet seksuale mes një serie akuzash për sjellje të papërshtatshme nga deputetët.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Komunave John Bercow, Theresa May tha se regjimi disiplinor i Dhomës së Ulët kishte nevojë për reformim. Ajo dëshiron një shërbim të ri ndërmjetësimi për mosmarrëveshjet dhe një procedurë kontraktuale të ankesave për stafin e deputetëve. Në letrën e saj, May tha se sistemi aktual i transmetimit të ankesave  (sipas të cilave deputetët nuk janë të detyruar ligjërisht nga vendimet e Autoritetit të Pavarur të Standardeve Parlamentare, që paguan pagat e tyre dhe personelin e tyre)  nuk ishte i drejtë për punonjësit, shumë prej të cilëve të rinj dhe në punën e tyre të parë. Ajo tha se konservatorët u kishin ofruar deputetëve të tyre një kod vullnetar të sjelljes në vitin 2014, por nuk kishte fuqi ligjore dhe për këtë arsye nuk ishte “i përshtatshëm për qëllime”. “Nuk besoj se kjo situatë mund të tolerohet më,” shkroi ajo, duke bërë thirrje që “parregullsitë e punësimit”  të trajtohen menjëherë për të mbajtur besimin e publikut në Parlament.

 

Tags