Familja franceze anëtare e ISIS kërkon të kthehet në vendlindje
Një familje franceze e cila ka qenë anëtare e ISIS në Siri, ka bërë kërkesë për tu kthyer në vendlindje.
Agjencia informative Vingt Minutes thotë se William Bordeaux dhe familja e tij, që më herët kanë qenë anëtarë të ISIS në Siri në një intervistë për kanalin RTL ka pranuar se anëtarësimi në këtë grup është gabimi më i madh i tij dhe për këtë ka bërë kërkesë për tu kthyer në vendlindje. Kjo familje franceze, anëtare e ISIS, është kapur nga garda e Sirisë dhe mbahet e burgosur. Ndërkohë ministria e jashtme e Francës nuk i është përgjigjur kërkesës së kësaj familjeje për kthim në Francë. Kriza në Siri ka nisur që prej vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur kryesisht nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre si Turqia, që kishin për qëllim ndarjen e Sirisë dhe të rajonit për plotësimin e interesave të regjimit sionist.