Vazhdon situata e paqartë në Katalonja
(last modified Thu, 02 Nov 2017 05:23:24 GMT )
Nëntor 02, 2017 06:23 Europe/Tirane
  • Vazhdon situata e paqartë në Katalonja

Qeveria qendrore nё Madrid nёn kryeministrin konservator Mariano Rajoy e vendosi rajonin autonom tё Katalonjёs nёn administrimin e detyrueshёm, pasi parlamenti rajonal nё Barcelonё shpalli pavarёsinё.

Rajoy, ngarkoi zëvendësen e tij Soraya Sáenz de Santamaría me drejtimin e rajonit. Ndërkohë, Lёvizja pёr njё pavarёsi tё Katalonjёs sipas anketimeve mund tё humbasё shumicёn nё parlament nё zgjedhjet nё dhjetor. Nё bazё tё kёtyre sondazheve nё zgjedhjet mё 21 dhjetor pёrkrahёsit e pavarёsisё nga Spanja duhet tё llogarisin me njё humbje tё shumicёs nё parlamentin rajonal. Nёse tani do tё votohej,  partitё qё synojnё pavarёsinё mund tё merrnin maksimumi 42,5 pёrqind tё votave e kёsisoj vetёm 65 vende, sikurse del nga njё anketim i realizuar me porosi tё gazetёs "El Mundo" nga Instituti prestigjoz Sigma Dos. Pёr shumicёn absolute nё Barcelonё janё tё nevojshme 68 mandate parlamentare. Kundёrshtarёt e shkёputjes nga pushteti qendror nё Madrid, sipas kёtij sondazhi, mund tё shpresojnё pёr rreth 43,4 pёrqind tё votave. Pёr realizimin e anketimit janё marrё nё pyetje 1000 qytetarё. Situata në Katalonjë bëhet edhe më e paqartë, kur dihet se presidenti katalanas ndodhet në Belgjikë ku mund të marrë azil politik. Presidenti i rrёzuar rajonal Puigdemont mund tё arrestohet dhe tё akuzohet. Nёse ai dёnohet pёr kryengritje kundёr shtetit ose pёr "rebelim", atё e kёrcёnojnё deri nё 30 vjet burg. Sekretari i shtetit tё Belgjikёs pёr azilin dhe migracionin e  sugjeron vendin e tij si vendstrehim tё mundshёm pёr separatistёt. Katalonjasit, qё ndihen tё pёrndjekur politikisht, mund tё kёrkojnё azil nё Belgjikё, vend i BE-sё, tha Theo Francken. "Belgjika mund tё jetё edhe njё rrugёdalje e mundshme pёr Puigdemont", shtoi ai. Gjykata e Lartë e Spanjës i ka kërkuar liderit të shkarkuar katalanas Carles Puigdemont dhe 13 pjestarëve të tjerë të qeverisë së tij të përmbysur të paraqiten pranë saj më vonë gjatë javës. Atyre u janë dhënë edhe tre ditë afat për të paguar 6.2milionë euro, shumë kjo e konsideruar e nevojshme për të mbuluar detyrimet e mundshme. Thirrja e gjykatës vjen vetëm dy ditë pasi Prokurori i Përgjithshëm spanjoll deklaroi se do të ngrejë ndaj tyre akuza që përfshijnë edhe rebelimin. Ish presidenti katalanas ndodhet aktualisht në Belgjikë së bashku me disa ish ministra të tij nga ku deklaroi më herët se nuk ka ndërmend të kërkojë azil politik. Pavarësisht kërkesës së prokurorisë, ish-Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, nuk do të kthehet në Spanjë. Vendimi është konfirmuar nga avokati i liderit të shkarkuar katalanas, i cili deklaroi se klientit të tij i mungon garancia e një procesi të rregullt ligjor. Tashmë mbetet të shihet nëse prokurorët do të kërkojnë ekstradimin e Carles Puigdemont. Avokati i Puigdemontit deklaroi për mediet se, klienti i tij do të presë të shohë sesi do të reagojnë më tej autoritetet spanjolle, para se të kthehet në Spanjë, për shkak të rrezikut të lartë të burgosjes. Avokati tha gjithashtu se Puigdemont do të luftojë ndaj ekstradimit, nëse kjo do të kërkohej nga qeveria spanjolle. Pas akuzave të rënda nga Spanja, Puigdemont u shfaq befas në Belgjikë, ku tha se nuk do të kërkojë azil politik, por gjendet aty për arsye sigurie dhe për të folur lirisht. Megjithatë, disa prej ish-zyrtarëve katalanas që udhëtuan me të në Bruksel, tashmë janë kthyer në Barcelonë dhe vetëm Puigdemont mbetet në ekzilin jozyrtar.

 

Tags